×
  • Lajme
  • Lajme

    Meta thotë se Rama e dëmtoi Kosovën në procesin e njohjeve

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama në raport me Kosovën.

    Meta në një intervistë për “Opinion” në TV Klan ka thënë se Rama dëmtoi procesin e njohjeve të Kosovës me deklaratat e tij në Kosovë për një president të përbashkët Kosovë-Shqipëri.

    “Si mundet që në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kryeministri i Shqipërisë në Parlamentin e Kosovës të thotë se pas disa vjetësh do të kemi një president të përbashkët. Pala tjetër [Serbia] reagon me vrap dhe thotë se këta kanë plane. Nuk është rastësi kjo. Kjo do të thotë që Kosova nuk duhet të jetë shtet, nuk duhet të njihet sepse një ditë do të aneksohet me Shqipërinë”, deklaroi Meta.

    Presidenti i Shqipërisë thotë se kur Rama e hodhi në gjyq Haradinajn, ai e bërë këtë me porosi për ta defaktorizuar Kosovën në bisedime.

    Çfarë do të thotë që kryeministri i Shqipërisë e hedh në gjyq kryeministrin e Kosovës [Ramush Haradinajn]. Pse e bën këtë gjë? E hedh në gjyq sepse merr porosi për të defaktorizuar Kosovën në procesin e negociatave. E dyta. Pse u tërhoq nga gjyqi pas disa muajsh? Sepse ai tjetri do t’i provonte se ky [Rama] kishte propozuar ndarjen e Kosovës. Jam 1000 për qind i sigurt për këtë.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndaluar të dyshuarit L.G. dhe M.D. për shkak të...
    Kronika10 Janar 2025
    Një 33-vjeçar nga Prizreni, është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit prej tetë muajsh burg, pas ekzekutimit të një urdhërese gjyqësore....
    Lajme10 Janar 2025
    Ndërmarrja publike “Trepça” ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës A.V. Në një njoftim të lëshuar në Facebook thuhet se më 8 janar...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Vehbi Bujupi, banor i fshatit Arllat të Drenasit, është përballur me një situatë të pazakontë lidhur me faturën e energjisë elektrike. Ai...
    Lajme10 Janar 2025
    Gjykata e Shkodrës ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e dy vëllezërve Arjon dhe Klisman Hasaj, të cilët dyshohen si autorë të...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Lajme10 Janar 2025
    Avokati Arianit Koci ka thënë se hetuesi policor Idriz Gashi nuk ka marrë pjesë në asnjë tubim elektoral, siç ishte dyshuar më...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot morën pjesë në ceremoninë e lansimit të Parakualifikimit...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga radhët e PDK’së, ka folur sot për investimet në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.