×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Meta flet pas intervistimit në SPAK: Ishte një seancë me pyetje reciproke

    FrontOnline
    07 Janar 2025

    Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dhënë detaje nga intervistimi i tij i sotëm nga SPAK.

    Ai falënderoi përmes facebook-ut mediat që e njoftuan për zhvillimin e paraparë të sotëm, ndërsa shton se SPAK ishin të interesuar për çështjen e lobimeve

    ”Falënderoj mediat që më njoftuan dje se do të thirresha sot në SPAK, pasi ende nuk kam një dokument zyrtar njoftimi për t’u paraqitur.

    Megjithatë, unë isha sot i gatshëm të shkoja në seancë, që në ora 10:00, siç u bë njoftimi vetëm nga mediat dhe vonesa ndodhi vetëm për shkak të SPAK.

    U kërkoj ndjesë gazetarëve që nuk m’u dha leja që kërkova, që edhe me pranga dhe i shoqëruar, t’u përgjigjesha çdo pyetje të tyre.
    Dua t’ju siguroj se kam dhënë sqarime shumë të qarta, me sjelljen time tepër transparente, për të gjitha pyetjet që m’u drejtuan, duke sqaruar edhe njëherë në respektin tim të plotë ndaj të gjitha ligjeve shqiptare dhe amerikane për çështjen e lobimit.

    Por më lejoni t’ju sqaroj se ishte një seancë me pyetje reciproke, ne ju përgjigjëm të gjitha pyetjeve të tyre, ata ju shmangën “për moskompetencë” pyetjeve tona.
    Pyetja jonë e parë ishte se çfarë bëhet me kallëzimin tonë të dorëzuar më 6 dhjetor në SPAK lidhur me rrëmbimin kriminal dhe banditesk.
    Meqënëse ata ishin të interesuar për çështjen e lobimeve, pasi ju përgjigja të gjitha pyetjeve të tyre, si President i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare në vend, u bëra unë dy pyetje që kanë të bëjnë me interesin e lartë publik, konkretisht me çështjen e lobimeve të paligjshme.

    Së pari, çfarë bëhet me hetimin e çështjes McGonigal, kryeagjentit të FBI të dënuar me burg për shkak të korruptimit nga kryekorruptuesi i ndërkombëtarëve, aktualisht Kryeministër?
    Së dyti, çfarë bëhet me hetimin për fotografinë e paligjshme me Presidentin Obama të “Gruas së Bilalit” për të cilën një shtetas shqiptaro-amerikan ka bërë burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?”

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Funerali shtetëror për ish Presidentin Jimmy Carter është zhvendosur në kryeqytetin amerikan pas ceremonive në vendlindjen e tij në shtetin e Xhorxhias....
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Një aksident automobilistik ka ndodhur rreth orës 19:20, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë. Një 31-vjeçar kinez, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Vendimi i Presidentit Joe Biden për të bllokuar blerjen e kompanisë amerikane të çelikut ‘US Steel’ nga kompania japoneze ‘Nippon Steel’ për...
    Të tjera
    Vip07 Janar 2025
    Xuxi dhe Driloni kanë vazhduar përplasjen mes tyre që ka nisur tash e disa ditë. Xuxi e ofendoi rëndë Drilonin edhe për...
    Lajme07 Janar 2025
    Në shkollat e kryeqytetit nuk do të ketë më ndërrim të tretë. Kështu ka deklaruar Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës,...
    Lajme07 Janar 2025
    Profesori universitar, Bujar Dugolli, nuk sheh prishje të raporteve Kosovë-SHBA. Ai në Pressing në T7 tha se mosmarrëveshje mes dy vendeve ka...
    Lajme07 Janar 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar qasjen e qeverisë së Kosovës ndaj aleatëve, veçanërisht ndaj Shteteve të Bashkuara,...
    Lajme07 Janar 2025
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me deklaratën e Lëvizjes Vetëvendsoje për mos marrjen në debate në disa studio televizive. Çitaku...
    Lajme07 Janar 2025
    Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka kritikuar qeverinë Kurti për keqqeverisje gjatë mandatit 4 vjeçar. I ftuar në Klan Kosova, Gashi ka...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.