Reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi po tregon vazhdimisht histori nga jeta private që kur u bë pjesë e formatit Big Brother VIP Kosova.
Së fundmi ai ka folur për periudhën e fëmijërisë duke thënë se ushtrohej dhunë ndaj tij nga mësuesit.
Reperi tha se brezi i tij në Shqipëri është përballur me shpesh herë me dhunë fizike në shkolla.
“Por, atëherë ashtu ka qenë. Po, flas për vitet 97-98. Mua nuk ka pasur kush me më mbrojt se nëna më ka punuar non-stop, më kanë shkokluar duke me rrahur, se sot do iu tregoja unë, na nxjerrnin para klasës dhe na godisni me vizore, me të rrahur nuk zgjidh asgjë”, ka shtuar ai.
Finalja e madhe pritet të mbahet të premten e 17 marsit dhe fituesi do të shpërblehet me 200 mijë euro ndërsa finalistët me nga 10 mijë. /Telegrafi/