Banorët e Big Brother Vip janë njohur në spektaklin e së martës me njarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e së hënës ku Top Channel u qëllua me armë dhe mbeti i vrarë roja Pal Kola.
Moderatorja Arbana Osmani pasi ka njohur banorët me lajmin e hidhur, dhe duke marrë parasysh gjendjen emocionale të tyre, ka lënë në dorën e pjesëmarrësve nëse duan ta vijojnë lojën deri në fund apo do ta ndërpresin.
“Do reflektoni, nëse doni të lini shtëpinë, ju mirëkuptojmë, nga ana tjetër ju vëmë në dispozicion çfarë të keni nevojë, përfshirë edhe në një komunikim në telefon me familjarët, transparentë për publikun që të jeni të qetë dhe pastaj të merrni një vendim dhe të jeni ju nëse do e vazhdoni. Nëse do e ndërrisni të gjithë, ne ju mirëkuptojmë”, tha Arbana.
Pavarësisht situatës banorët theksuan se do të vijojnë të qendrojnë.
Ndërkohë, njëzëri banorët kanë ngushëlluar familjarët.
“Do jemi të bashkuar, ngushëllime, më vjen shumë keq, uroj që ta që ta superojnë. Ky vend më dukej si shtëpia ime dhe ka një gjallëri dhe jetë shumë të bukur dhe më vjen shumë kaq dhe faleminderit që keni këtë forcë që na e transmetoni ne”, tha Dea Mishel.
Kujtojmë se produksioni vendosi shtyrjen e reality-showt me një muaj, duke lajmëruar finalen në 6 maj.