×
  • Sport
  • Sport

    Messi me fjalë të mëdha për Iniestan

    FrontOnline
    08 Tetor 2024

    Andres Iniesta vendosi të pensionohet përfundimisht nga futbolli duke i dhënë fund një karriere të jashtëzakonshme.

    Legjenda spanjolle luajti në kohërat më të arta në Barcelonës, me të cilën fitoi gjithçka që është e mundshme.

    E ish-përfaqësuesi spanjoll e kishte fatin të luante së bashku me atë që konsiderohet si futbollisti më i mirë në histori, Lionel Messin.

    Ky i fundit, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka dhënë fjalë të mëdha për kampionin e Evropës dhe të Botës me Spanjën, me të cilin i ndau momentet më të mira të karrierës.

    “Njëri prej bashkëlojtarëve më magjikë dhe njëri prej atyre me të cilët e kam shijuar më së shumti lojën e futbollit. T’i uroj krejt të mirat gjithmonë, je një fenomen. Do t’i mungosh topit”, shkroi Messi.

    40 vjeçari së fundmi luajti në ekipin Emirates FC, ndërsa paraprakisht ishte rritur tek Barcelona, ku kishte luajtur deri në vitin 2018, kur edhe ishte transferuar tek ekipi japonez, Vissel Kobe, ku luajti për 5 vjet.

    Iniesta konsiderohet si njëri prej mesfushorëve më të mirë në histori të futbollit.

    Me pensionimin e tij, bota e futbollit nuk do të jetë më e njëjtë.

    Nga Rubrika
    Sport08 Mars 2025
    Neymar ka një dëshirë të madhe të kthehet te Barcelona, në momentin që përfundon periudha e tij gjashtëmujore te Santosi. Sulmuesi brazilian,...
    Sport07 Mars 2025
    Një model i Inteligjencës Artificiale po parashikon që Julian Alvarez përfundimisht do të fitojë Topin e Artë gjatë karrierës së tij, sipas...
    Sport07 Mars 2025
    Distria Krasniqi ka arritur ta sigurojë finalen në Grand Prix të xhudos që po mbahet në Linz të Austrisë. Në gjysmëfinale, Distria...
    Të tjera
    Lajme08 Mars 2025
    Pas përfundimit të numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur qëndrimin e partisë së...
    Lajme08 Mars 2025
    Mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë do të mbajë ditëve të fundjavës. Të shtunën, kohë pas kohe mund të kalojnë vranësira...
    Bota/Rajoni07 Mars 2025
    Duke paralajmëruar se një “ndryshim i thellë i gjeopolitikës amerikane” e kishte vënë Poloninë, si dhe Ukrainën, në një “situatë objektivisht më...
    Lajme07 Mars 2025
    Visar Azemi nga LDK-ja është shprehur i prerë se ky subjekt politik nuk qeverisë bashkë me LVV-në. I pyetur se nëse opozita...
    Sport07 Mars 2025
    Një model i Inteligjencës Artificiale po parashikon që Julian Alvarez përfundimisht do të fitojë Topin e Artë gjatë karrierës së tij, sipas...
    Lajme07 Mars 2025
    Ministri aktual i Bujqësisë, Faton Peci foli për krijimin e qeverisë së re, ku tha se e përjashtojnë një bashkëpunim të mundshëm...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.