Shumë njerëz pëlqejnë ta nisin ditën me një filxhan të nxehtë, të cilin e shijojmë pas larjes së dhëmbëve. Por Dr. Noopor Rohatgi, instruktor i certifikuar i jogës dhe mjek homeopatik, ka sugjeruar që të filloni mëngjesin me një gotë ujë në stomak bosh.
“Pini ujë menjëherë pasi të zgjoheni në mëngjes, edhe para se t’i lani dhëmbët”, tha Dr. Rohatgi.
Uji, jo vetëm që e ndihmon të qëndroni i hidratuar, por gjithashtu rregullon temperaturën e trupit dhe ruan funksionet trupore si nxjerrja e mbeturinave nga veshkat, krijimi i pështymës dhe gjithashtu vënia e lëndëve ushqyese të disponueshme në pjesë të ndryshme të trupit.
Sipas tij, arsyet e mëposhtme tregojnë pse duhet pirë ujë në mëngjes.
*Bakteret grumbullohen në gojë kur njeriu është në gjumë, andaj kur pini ujë në mëngjes, ju gëlltisni edhe ato baktere, gjë që ndihmon në përmirësimin e imunitetit, përcjell Klankosova.tv
*Përmirëson tretjen dhe parandalon dispepsi.
*Ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut
Pirja e ujit me stomakun bosh gjithashtu mban nën kontroll shëndetin oral duke reduktuar erën e keqe të gojës, pasi uji ndihmon në hidratimin dhe parandalimin e tharjes së gojës, që shkaktohet nga mungesa e pështymës në gojë.
Ekspertja e fitnesit Sonia Bakshi, gjithashtu sugjeroi të pini të paktën një gotë ujë pas zgjimit nga gjumi. Kjo mund të ndihmojë në luftimin e sëmundjeve dhe forcimin e sistemit imunitar, tha ajo.