×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Mësoni cili është ushqimi më i mirë për të humbur peshë

    FrontOnline
    15 Korrik 2022

    Është ajo periudhë e vitit kur ideja për t’u çlodhur mund të tingëllojë pak më tërheqëse sesa të filloni të ushtroheni për të rënë nga pesha. Por në fakt, a do të mund t’a besonit që ekziston një ushqim i caktuar i kësaj stine, që mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për të ngrënë dhe për të mos shtuar peshë?! Po, ai ekziston dhe është pikërisht kungulli.

    Sipas të dhënave ky ushqim mund t’ju ndihmojë të qëndroni në formë dhe ndërkohë korrni edhe shumë përfitime shëndetësore.

    Fakte rreth vlerave ushqyese të kungujve
    Vetëm 1/2 filxhani me copëza kungulli përmban: 40 kalori, 0 g yndyrë, 0 mg kolesterol, 5 mg natrium, 10 g karbohidrate, 3 g fibra, 4 g sheqerna, 0 g sheqerna të shtuar, 1 g proteina. Këto fakte janë një fillim i shkëlqyer për të kuptuar se pse kungulli mund të konsiderohet si një ndihmë e vlefshme për ata që duan të bien nga pesha. Në paraqitje, një kungull i qëruar mund t’ju ngjasojnë me një pjepër dhe njëjtë si pjepri ai përmban shumë ujë. Pikërisht ky element i bën kungujt shumë të dobishëm për humbjen e peshës. Shtojini kësaj përmbajtjen e fibrave dhe sheqerin e ulët, ju mund të shihni se si kungulli është një ushqim që jep shumë të mira dhe gjithashtu shpëlan trupin tuaj nga toksinat.

    Si mund t’i konsumoni kungujt?
    Pjekja e një kungulli është relativisht një proces i lehtë. Provoni ta prisni në pjesë të vogla, hiqni farat më pas vendosni pjesët e tij në një tavë me pak ujë për të ruajtur lagështinë ndërsa piqet. Kur t’a nxirrni nga furra, bëjeni pure dhe shërbejeni si një shoqërues në ndonjë nga vaktet tuaja.

    Ju gjithashtu mund t’i shtoni pjesët e tij në një sallatë zarzavatesh. Farat e kungullit nuk ka pse të shkojnë dëm! Piqni dhe shtojini në sallatë ose gatime të ndryshme, pasi edhe ato përmbajnë lëndë ushqyese të dobishme për organizmin./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj thotë se ‘kryeministri Albin Kurti për Kosovën është me serb se Vuçiqi dhe Putini’. Haradinaj këtë deklaratë...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë, sonte është zhvilluar ceremonia shtetërore e organizuar në Pallatin e Brigadave nga Presidenti Bajram Begaj....
    Sport28 Nëntor 2024
    FIFA ka konfirmuar përfaqësueset nëpër vazo për shortin e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ku Kosova gjendet në vazon e katërt....
    Lajme28 Nëntor 2024
    Derisa shkëmbimi tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë është i një niveli jo të kënaqur, qindra biznese nga Shqipëria janë pozicionuar mirë në...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me rastin e 28 Nëntorit është i shoqëruar nga djali i Hashim Thaçit, Endriti. shihet në një...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, tha se nuk duhet te fyhet klubi në të cilin Kosova do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.