Ish analistit politik Armend Muja, angazhimi në Lëvizjen Vetëvendosje duket të mos i ketë shkuar huq. Kjo pasi që siç mësohet ai ka arritur të grumbulloj vota të mjaftueshme për tu bërë deputet i Kuvendit të Kosovës.
Muja që vjen nga Mitrovica ka arritur të grumbulloj mbi 20 mijë vota.
Ai do tu bashkohet deputetëve të Vetëvendosjes në përbërjen e legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Kosovës, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Partia e Kurtit në nivel vendi ka arritur të marrë 47.85 vota, përjashton ato nga diaspora, votat me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara e të cilat ende nuk janë numëruar.