Të mërkurën e kaluar në Korenë e Veriut ka hyrë në fuqi ligji që ndalon pirjen e duhanit në vende publike, por duket se ky ligj nuk do të vlejë edhe për udhëheqësin e vendit.
Pasi, Kim Jong Un, nuk e lëshon cigaren nga dora për asnjë moment.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në Korenë e Veriut, 43.9 për qind e meshkujve janë duhanpirës. Duhani në Korenë e Veriut është ndaluar në çdo vend publik, përfshirë teatro, shkolla dhe spitale.
Megjithatë, ajo çfarë ka tërhequr vëmendje më shumë është udhëheqësi i vendit Kim Jong Un, i cili duket se është i pari që ka thyer ligjin e tij.
Ai është parë me cigare në dorë ndërsa fliste për shtypin kinez.
Është çështje kurioziteti nëse Kim Jong-Un po ndjek ligjin në vendin e vet apo atë të Koresë së Jugut.