Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të mblidhen ditën e mërkurë ku do të diskutohet për humbjen që pësuan në zgjedhjet e 14 shkurtit, por edhe për temat tjera aktuale politike, raporton Front Online.
Ky takim do të mbahet nesër në ora 16:30 në Hotel “Emerald” në Prishtinë, kanë bërë të ditura burimet e portalit Front Online brenda PDK-së.
“Takimi i Këshillit mbahet nesër në ora 16:30 në Hotel “Emerald”, në këtë takim do iu jepet mundësia anëtareve qe t’i paraqesin pikëpamjet e tyre”.
Ndërsa për takimi që ka mbajtur sot kryesia e kësaj partie, burime të Front Online, kanë thënë se është diskutuar vetëm për rezultatin e zgjedhjeve dhe se nuk është vendosur asgjë.