Para pak çastesh janë ndier lëkundje të tokës në Kosovë, raporton Gazeta Express.
Tërmeti është regjistruar edhe në faqen botërore ku publikohen të dhënat për lëkundjet e tokës.
Magnituda e tërmetit është 4.8, ndërsa epiqendra e tij është në Maqedoninë Veriore.
Përveç në Kosovë, lëkundjet e tokës janë ndier edhe në shtetet e tjera të Ballkanit.
Tërmet ka pasur edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, i cili po ashtu kishte magnitudën 5.0 dhe me epiqendër në Maqedoninë e Veriut, deri më tani nuk ka pasur raportime për të lënduar e as dëme materiale.