×
  • Lajme
  • Lajme

    Mësimdhënësit që infektohen nga koronavirusi do të zëvendësohen në dy mënyra

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Mësimdhënësit të cilët mund të infektohen nga COVID-19, do të zëvendësohen ose do të shtohen orët mësimore për të tjerët.

    Kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Kulturës. Ata po ashtu thanë se të gjitha komunat kanë mjaftueshëm mësimdhënës përveç Fushë Kosovës.

    Për shkak të pandemisë, procesi mësimor filloi më ndryshe me 14 shtator. Por, nëse dikush nga mësimdhënësit infektohen me Covid-19,  ata do të zëvendësohen ose do t’i shtohet vëllimi i punës mësimdhënësve të tjerë.

    Kështu ka bërë të ditur, zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës, Xhavit Rexhaj. Sa i përket kapaciteteve të komunave me mësimdhënës, Rexhaj tha se të gjitha komunat kanë mësimdhënës shtesë, përveç Fushë Kosovës.

    “Të gjitha komunat në Kosovë me përjashtim të Fushë Kosovës kanë për arsye të ndryshme një numër më të madh të mësimdhënësve se sa duhet të kenë sipas ligjeve në fuqi. E dyta masterplani parasheh rreth një mijë norma për zëvendësimin e mësimdhënësve për arsye të ndryshme, në këtë rast ose shtohet vëllimi i punëve ose zëvendësohen nga kolegë tjerë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Xhavit Rexhaj, përcjell Telegrafi.

    Ndërsa, kryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, tha se ata mësimdhënës që infektohen, do të marrin pagë edhe gjatë periudhës së shërimit.

    “Në rastin kur vërtetohet se ndonjë mësimdhënës është infektuar me COVID-19, ai do të shkojë në pushim në bazë të udhëzimeve të IKSHPK-së. Gjatë kohës së shërimit ai mësimdhënës do të paguhet dhe në vend të tij ose do të angazhohet personal shtesë ose kolegët e tij do të kenë normë shtesë”, deklaroi Rrahman Jasharaj.

    Përndryshe, nga data 21 shtator do të fillojë faza e dytë e procesit mësimor e cila përfshin mësim të kombinuar për klasat 7, 8, 9,11 dhe 12, duke vijuar mësimin dy ditë në shkollë dhe tri ditë online.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Tetor 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se rrugët ilegale të kontrabandës me Serbinë i kanë mbyllur, e tani po i hapin...
    Lajme31 Tetor 2024
    Të mërkurën është publikuar Raporti i Progresit për Kosovën i Komisionit Evropian. "Vonesat dhe lufta për të hartuar së bashku reformat në...
    Lajme31 Tetor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj rastit të gazetarit Vehbi Kajtazi, duke vlerësuar se zbulimi i pajisjes së përgjimit, është...
    Të tjera
    Bota/Rajoni31 Tetor 2024
    Një taksë që ka reduktuar konsumin e qeseve plastike në Suedi me më shumë se tre të katërtat në katër vjet do...
    Lajme31 Tetor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i është përgjigjur një postimi në Facebook të ministrit të Financave, Hekuran Murati, mbi fitimet e Trustit....
    Lajme31 Tetor 2024
    Pasditen e sotme është regjistruar tërmet në Maqedoninë e Veriut. Dridhja e tokës ishte me intensitet prej 2,3 shkallëve sipas Rihterit Epiqendra...
    Lajme31 Tetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kthyer sot një deklaratë të vitit të kaluar të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili...
    Lajme31 Tetor 2024
    Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Koosvës, Berat Rukiqi, i ka reaguar Ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili ka deklaruar se ‘fitimi...
    Lajme31 Tetor 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre policëve, të cilët dyshohet se kanë arrestuar një punonjës të sigurimit për Misionin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.