×
  • Lajme
  • Lajme

    Mësimdhënësit në Kamenicë paralajmërojnë grevë

    FrontOnline
    29 Gusht 2019

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, e Shkencës dhe e Kulturës ka paralajmëruar grevë në fillim të vitit të ri shkollor 2019 – 2020. Greva pritet fillimisht të mbahet në komunën e Kamenicës e pastaj të shpërndahet edhe në komunat tjera.

    Viti i ri shkollor 2019 – 2020, që pritet të fillojë më 2 shtator, pritet të përcillet me greva nëpër institucionet publike arsimore në vend. Reformat në arsim që i ka paralajmëruar kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, do ta pengojnë fillimin e ri të këtij viti shkollor, pasi SBASHK-u e ka kundërshtuar një reformë të tillë, duke paralajmëruar greva në të gjitha komunat e Kosovës.

    Rrahman Jashari, kryetar i kësaj Sindikate, ka thënë për “Zërin” se nga 3 shtatori do të fillojë greva e mësimdhënësve të shkollave fillore dhe atyre të mesme në komunën e Kamenicës. Ai ka bërë të ditur se nëse kryetari Kastrati nuk do të tërhiqet nga vendimi i tij, me grevën do të solidarizohen edhe mësimdhënësit e komunave të tjera në vend./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.