Një mësimdhënës në Malishevë ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19 dhe si rrjedhojë dy shkollat ku ai kishte dhënë mësim do të mbajnë mësimin online.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga Komuna e Malishevës.
“Sot në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar, i cili ka qenë i prekur me covid-19, ndërsa është regjistruar një rast i ri dhe si pasojë e kësaj dy shkolla detyrohen të kalojnë në mbajtjen e mësimit në planin C, që do të thotë se do mbahet mësimi online, pasi i rasti i ri, është mësimdhënëse në dy shkolla”, thuhet në njoftimin e komunës.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: të prekur me covid-19 deri më sot, janë regjistruar 253 raste, prej tyre 223 janë shëruar, 24 kanë vdekur dhe aktiv janë 6 persona.