Mesfushori nga Kosova, Kastriot Imeri ka qenë në qendër të vëmendjes në Zvicër pas një super-goli të realizuar për Servetten.
Imeri shënoi gol nga distanca në fitoren 1:2 e Servettes ndaj Zurichut në udhëtim.
Falë paraqitjes mbresëlënëse të tij, Imeri është shpallur lojtar i javës në Zvicër.
20-vjeçari ka zhvilluar 22 paraqitje me skuadrën nga elita zvicerane, ndërkohë që ka shënuar një gol dhe ka ndihmuar ekipin me dy asistime.
Kontrata e tij me Servetten skadon në qershor të vitit 2023.