Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Marco Verratti u shpreh tejet nervoz pas humbjes së djeshme nga Manchester City.
Në kuadër të ndeshjes së dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, Man City e mposhti mbrëmë PSG-në me rezultat 2:0 për t’u kualifikuar në finale, shkruan FrontOnline.
Pas ndeshjes, Verratti e akuzoi rëndë gjyqtarin Bjorn Kjuipers.
Sipas tij, gjyqtari i tha atij: “Ik, q*u”.
“Nëse e themi ne këtë fjalë, marrim padiskutim 10 ndeshje pezullim. Nuk është normale ajo që ai më tha”, ka thënë mesfushori italian./FrontOnline/