Ballkani do ta zhvillojë sonte ndeshjen më me rëndësi në histori të klubit, raporton FrontOnline.
Djelmoshat e Ilir Dajës do të luajnë sonte ndeshjen e parë të fazës “play-off” në Ligën e Konferencës.
Në këtë ndeshje, Ballkani do të jetë përballë skuadrës shqiptare, Shkupi.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski” në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.
Sfida e sontme do të luhet nga ora 21:00.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka uruar sot Ballkanin duke ofruar mbështetje të madhe për kampionin e Kosovës.
“Forca Ballkani
Nuk ka rëndësi rivaliteti mes nesh, ne jemi në mbështetjen e juaj sepse ju përfaqësoni futbollin kosovar”, ka shkruar Batatina në “Facebook”.
Ndryshe, ndeshja e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë luhet pas një jave./FrontOnline/