Norwich City e ka kompletuar transferimin e anësorit Milot Rashica nga Werder Bremeni.
24-vjeçari i bashkohet klubit anglez për një shumë të pazbuluar dhe ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, shkruan FrontOnline.
Rashica kaloi tre vite te Werder Bremeni, ku shënoi 27 gola në 100 paraqitje në të gjitha garat.
Pas largimit, sulmuesi i Kosovës bëri një shkrim emocional drejtuar tifozëve të Werder Bremenit në rrjetin social “Facebook”.
https://www.facebook.com/MilotRashicaOfficial/posts/335353951289098?__cft__[0]=AZUsd27oyycqDo_hGaJ0LOFJya7sR7flCCFMOoq83zzDqqMnqpX8me54as7CeEpGhVWXuVnGHUbu-mnf5YRx2qdYomJvkWa4LZWQqqt2QRR35el4ob4FcU_5nQ9sRheHa5MRwW4uzKoY8sv3xRZo4KrG&__tn__=%2CO%2CP-R
Shkrimi i plotë i futbollistit vushtrrias:
“Të dashur tifozë të Werder Bremenit, pas tre vite e gjysmë, kam vendosur ta nis një aventurë të re. Do të doja t’ju falënderoj për mbështetjen nga thellësia e zemrës sime për mbështetjen gjatë kësaj kohe. Jam ndjerë rehat në Bremen dhe familja ime gjithmonë ka luajtur një rol të veçantë. Ju mund të jeni të sigurtë se do t’ju mbështes juve dhe klubin. Faleminderit për gjithçka tifozë, bashkëlojtarë dhe staf i Werder Bremenit. Qëndroni të sigurtë“./FrontOnline/