×
  • Lajme
  • Lajme

    Mesazhet nga Londra: Kosova në KiE duke i plotësuar shpejt kushtet e kërkuara, normalizim paqësor afatëgjatë Kosovë -Serbi

    FrontOnline
    02 Prill 2025

    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka rekapituluar mesazhet që ka lënë kryediplomati britanik David Lammy, gjatë vizitës në Kosovë.

    Hargreaves, është shprehur se Lammy ka reflektuar “se qëllimi i Tony Blair ishte që Kosova të jetë në gjendje të formësojë të ardhmen e saj, të bashkëjetojë në mënyrë paqësore me fqinjët e saj dhe të mbrojë diversitetin e qytetarëve të saj. Ky mbetet synimi ynë sot, ndërsa ne përpiqemi për një normalizim të qëndrueshëm dhe paqësor të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

    Ai shprehet se Mbretëria e Bashkuar do të punojë që të ketë përparim në dialogun Kosovë-Serbi.

    “Sekretari i Jashtëm shfaqi shpresën se qeveria e ardhshme e Kosovës do t’i adresojë të gjitha nevojat e qytetarëve, duke përfshirë përparimin në integrimin e serbëve të Kosovës dhe angazhimin fuqishëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Mbretëria e Bashkuar do të punojë së bashku me BE-në për të siguruar që ne të kemi përparim që funksionon për popullin e Kosovës dhe Serbisë”.

    “Mbretëria e Bashkuar pa mëdyshje mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe shpreson se ajo mund të përmbushë shpejt kërkesat tjerëva. Ne jemi gjithashtu jashtëzakonisht krenarë për kontributin tonë të rëndësishëm në KFOR, një element thelbësor i sigurisë së Kosovës. Sekretari i Jashtëm dhe Presidenten Osmani diskutuan për zhvillimin e një marrëdhënieje më të thellë dhe më të strukturuar MB-Kosovë në muajt në vijim”, shkruan tutje Hargreaves.

    Për fund ai tha se “ishte e mrekullueshme që Dame Karen Pierce, e dërguara e re speciale e Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, iu bashkua Sekretarit të Jashtëm. Mezi presim ta mirëpresim sërish në Kosovë së shpejti dhe udhëheqjen e saj në Samitin e Procesit të Berlinit, të cilin  Mbretëria e Bashkuar do ta mirëpresë këtë vjeshtë”.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Prill 2025
    Raportohet se është arrestuar edhe një person tjetër si i dyshuar për rastin e kultivimit të drogës në Sferkë të Klinës. Shkelqim...
    Lajme05 Prill 2025
    Qytetarët s`po përballen vetëm me çmim të lartë të energjisë elektrike. Çmimet e produkteve thonë se janë bërë të papërballueshme, bazuar në...
    Lajme05 Prill 2025
    Një prishje e kabllit 20kV në Daljen Rezonanca të Prishtinës ka lënë pa energji elektrike një pjesë të konsumatorëve në kryeqytet gjatë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Kina ka marrë masa dhe do të vazhdojë të veprojë kështu, duke thënë se do të mbrojë sovranitetin e vet, sigurinë dhe...
    Lajme05 Prill 2025
    Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka udhëtuar drejt Tiranës ku edhe është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Ahmeti ka njoftuar...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka uruar sot 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO më 5 prill të vitit...
    Lajme05 Prill 2025
    Çmimet e naftës ranë këto dit mes shqetësimeve se lufta tregtare e nisur nga presidenti Donald Trump do të ngadalësojë ekonominë botërore...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Numri i të vdekurve nga tërmeti i madh në Mianmar ka shkuar në mbi 3,300 teksa Kombet e Bashkuara bënë sërish thirrje...
    Lajme05 Prill 2025
    Republika e Kosovës është bërë zyrtarisht shtet mbështetës i Kodit të Praktikave për Shtetet në kuadër të Procesit Pall Mall, një iniciativë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.