Që pas ndryshimit të papritur të emrit të llogarisë nga ‘Luiz Ejlli’ në ‘Ina Ejlli’, ka pasur një lumë deklaratash e akuzash. Sipas njërës teori, Luizi ka firmosur një kontratë me Top Channel duke u dorëzuar atyre të drejtat e imazhit, por shoqja e Luizit dhe familjarët e tij nuk kanë pranuar tua dorëzojnë Instagramin.
Sipas teorisë së dytë, faqja ka pasur sulme kibernetike dhe është dashur të ketë ndërhyrje.
Sakaq, familjarët e Luizit janë detyruar të dalin me një tjetër sqarim për llogarinë e tij të Instagramit.
Në një postimi që ata kanë bërë së fundmi, kanë sqaruar edhe një herë se llogaria po menaxhohet nga familjarët e këngëtarit, më konkretisht nga motra e tij, Ina.
Ata kanë sqaruar se bisedat dhe lajmet e rreme që po qarkullojnë rreth apo në lidhje me menaxhimin e kësaj faqe nuk janë të vërteta.
“Përshëndetje, siç edhe e keni parë tashmë janë hapur profile fallco. Ju njoftojmë se të gjitha adresat që hapen në emër të familjarëve të Luizit dhe Jurgenës (e cila nuk ka asnjë rrjet social ekzistues) janë të gjitha të rreme. Çdo bisedë e shpërndarë është modifikim, e vetmja adresë që është në menaxhimin tonë është “Ina Ejlli dhe Soklo Tahiri’, faleminderit për mbështetjen e vzhdueshem.”, shkruhej në sqarimin e familjarëve të Ejllit.