×
  • Sport
  • Sport

    Mervan Bejtullahu sërish i referon Gjilanit dhe Dukagjinit, te të cilat kishte bërë gabime të mëdha

    FrontOnline
    17 Prill 2025

    Gjyqtari Mervan Bejtullahu, i cili kishte qenë në qendër të kritikave pas gabimeve të mëdha në përballjen e mëhershme mes Gjilanit dhe Dukagjinit – për të cilat kishte kërkuar falje publike – është caktuar sërish për ta referuar këtë përballje këtë fundjavë në Gjilan.

    Shorti për delegimin e gjyqtarëve është hedhur para pak çastesh në Federatën e Futbollit të Kosovës, dhe vendimi për ta kthyer Bejtullahun në të njëjtën ndeshje ka shkaktuar reagime të shumta.

    Kujtojmë se pas gabimeve në takimin e kaluar, Bejtullahu nuk ishte deleguar për disa javë në ndeshjet e Superligës. Tani, megjithatë, ai do të jetë sërish në qendër të vëmendjes në një duel me rëndësi jetike për të dyja skuadrat.

    Gjilani dhe Dukagjini po luftojnë për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar. Gjilanasit kanë vetëm dy pikë më shumë se klinasit në renditje, dhe ndeshja e së dielës pritet të jetë vendimtare për fatin e tyre në Superligë.

    Delegimi i Bejtullahut ka shkaktuar edhe reagimin e ashpër të ekspertit të referimit nga emisioni Favorit, Hajriz Hajdari.

    “Mendoni more pak për gjyqtar se s’është në rregull me këtë short, doni me marrë n’qafë këtë gjyqtar se kërkah në botë s’ka kështu, o njerëz!”, ka thënë Hajdari me tone të ashpra.

    Nga Rubrika
    Sport28 Maj 2025
    Barcelona po ndërmerr hapa drejt transferimit të sulmuesit të Manchester United, Marcus Rashford. 27-vjeçari nuk është më i dëshiruar nga klubi, ndërsa...
    Sport28 Maj 2025
    UEFA ka vlerësuar rolin historik të Shqipërisë si vend mikpritës i Kampionatit Europian për U17, me një artikull të dedikuar në faqen...
    Sport27 Maj 2025
    Barcelona sot (27 maj) ka njoftuar se Lamine Yamal ka rinovuar kontratën me klubin deri në vitin 2031. Kontrata e re e...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2025
    Zgjedhjet e mbajtura më 23 shkurt në Gjermani kanë prodhuar institucione të reja. Qeveria Federale do të drejtohet nga kancelari 69 vjeçar,...
    Lajme28 Maj 2025
    Shoqata e Kosovës për Kërkim- Shpëtim ka përditësuar postimin në Facebook për një operacion të kërkim- shpëtimit. Në njoftim thuhet se janë...
    Lajme28 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri i parë në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, po merr pjesë në ngjarjet që po organizohen në kuadër të ndarjes së...
    Lajme28 Maj 2025
    Sistemi Prokurorial ka njoftuar se Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, Kujtim Munishi, është takuar me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të...
    Sport28 Maj 2025
    UEFA ka vlerësuar rolin historik të Shqipërisë si vend mikpritës i Kampionatit Europian për U17, me një artikull të dedikuar në faqen...
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Pas gati dy muajsh angazhimi në fushatë elektorale, deputetët e Shqipërisë i rikthehen seancave parlamentare ditën e enjte, më 29 maj, në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.