Nga LVV-ja kanë bërë të ditur se në KQZ është marrë vendim që qytetarët të votojnë edhe me letërnjoftim që e ka afatin e skaduar.
Kështu ka shkruar në Facebook, Arlind Manxhuka nga sekretariati për media i LVV-së.
Ai thotë se të gjithë ata që janë në listë të votuesve mund të votojnë edhe nëse e kanë letërnjoftimin me afat të skaduar.
“Njoftim:
KQZ posa mori vendim për lejimin e qytetarëve për të votuar me letërnjoftim me afat të skaduar. Të gjithë ata që janë në listët e votuesve në Kosovë mund të votojnë me letërnjoftim me afat të skaduar”, thotë ai.