Shtëpia e Marc Anthony në Republikën Domenikane është përfshirë nga flakët në një incident të tmerrshëm ndërsa tre shtëpiza të vogla prej kashte në kompleks u shkatërruan plotësisht nga zjarri.
Kompleksi 10,000 metra katror i këngëtarit u filmua duke u djegur nga një ekip televiziv lokal. Zjarrfikësit u panë në vendngjarje duke luftuar zjarrin ndërsa shtëllungat e tymit të zi u ngritën në ajër. Përfaqësuesi i këngëtarit konfirmoi se Anthony, familja dhe stafi i tij ishin të gjithë të sigurt.
Ylli i ‘Vivir Mi Vida’, gruaja Nadia Ferreira, 24 vjeçe dhe shtatë fëmijët e tij nuk ishin në shtëpi në momentin e zjarrit. Ata zbuluan se zjarri filloi në njërën anë të pronës në një zonë ku ndodhen shtëpizat prej kashte. Shtëpia kryesore nuk pësoi dëme dhe zjarrfikësja e mori shpejt zjarrin nën kontroll.
Para disa kohësh Marc u nderua me yllin e tij në “Hollywood Walk of Fame” dhe mbërriti në ceremoni i shoqëruar me dy nga shtatë fëmijët e tij. Superylli latin ka pozuar për fotografët me gruan e tij, Nadia Ferrara dhe dy djemtë Ryan dhe Cristian. Anthony mirëpriti së fundmi fëmijën e tij të parë me partneren Nadia Ferreira dhe është gjithashtu baba i binjakëve 14-vjeçarë Max dhe Emme me ish-bashkëshorten Jennifer Lopez. Anthony ndan djemtë Ryan Adrian dhe Cristian Marcus me Dayanara Torres, si dhe Chase dhe Ariana me Debbie Rosado. Krahas dy djemve të tij, pranë yllit në këtë ditë të veçantë ishte edhe miku i tij shumë i mirë, David Beckham.
Rikujtojmë, se Jennifer Lopez dhe Marc ishin një nga çiftet më të përfolur në botë për gati një dekadë. Dy këngëtarët e suksesshëm ishin të lidhur për disa kohë pasi u njohën, megjithëse martesa e tyre formalisht zgjati vetëm shtatë vjet. Dy superyjet u divorcuan në vitin 2011 dhe vendosën të rindërtonin jetën e tyre me njerëz të tjerë./Kosovarja