Nga ora 19:00 kur edhe janë mbyllur vendvotimet, KQZ bëri edhe nisjen e numërimit të këtyre votave.
Deri më tani në nivel vendi janë numëruar afro 800 mijë vota, ndërsa numërimi ka përfunduar në komunën e Podujevës, një prej komunave më të mëdha në vend.
Në këtë komunë që njihej si bastion i LDK-së deri në zgjedhjet e kaluara lokale ka fituar bindshëm Lëvizja Vetëvendosje me afro 60%, apo saktësisht 59.45 përqind, transmeton lajmi.net.
Pas VV-së renditet LDK-ja me 24.14%, ndërsa parti e tretë doli të jetë PDK-ja me 11.54%.
Ndryshe Podujeva ishte një ndër shpresat më të mëdha të LDK-së për t’i ofruar LDK-së dorën e fitores në këto zgjedhje.