Artisti i njohur kosovar, Blerim Muharremi ka konfirmuar ndarjen nga Afrona Dika.
Lajmet që qarkulluan me muaj të tërë në media, i konfirmoi sot Blero me anë të një postimi të gjatë në “InstaStory”.
“Të kthehemi edhe një herë tek fillimi i letrës, meqë do jetë adresimi im i fundit lidhur me këtë temë. Unë dhe Afrona Dika i kemi dhënë fund martesës sonë dy vjeçare në Maj të këtij viti.”, shkroi ai ndër tjerash .
Po ashtu këngëtari kërkoi edhe mirëkuptimin nga mediat rreth kësaj çështjeje dhe të mos përdoret edhe më tutje.