Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka paralajmëruar se ky shtet mund të goditet nga vala e tretë e koronavorusit, nëse qytetarët nuk i respektojnë masat parandaluese.
“Ne ende duhet të jemi tepër, tepër të kujdesshëm gjatë dimrit. Përndryshe menjëherë do të përballemi me valën e tretë”, është shprehur Merkel.
“Kjo mund të ndodhë gjatë këtyre muajve të dimrit”.
Gjermania deri më tani ka një milion e 67 mijë e 473 raste të konfirmuara me 16 mijë e 636 viktima, sipas Robert Koch Institute.