Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot përmes një lidhje me video me kancelaren gjermane Angela Merkel, raporton Tanjug.
Më herët gjatë ditës, u bë e ditur se temat e këtij takimi elektronik do të jenë lufta kundër koronavirusit dhe pasojat e pandemisë, dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, marrëdhëniet midis dy vendeve dhe integrimi evropian.
Sonte, Vuçiq do t’i drejtohet publikut përmes mediumit publik serb, ku pritet t’i paraqesë disa nga përfundimet e diskutimit me Merkel.