Beatrix Ramosaj, këngëtarja e njohur ishte pjesë e “BBV” në sezonën që shkoi.
Beatrix gjatë këtyre ditëve ka qenë mëse aktive në rrjetet sociale duke e rimarrë veten pas daljes nga ”BBV”, shkruan lajmi.net.
Ajo ka publikuar imazhe e video të ndryshme nga pushimet luksoze, e herë pas here nuk ka munguar as me ndonjë thënie apo mesazh thumbues, që janë marrë si mesazhe për Donaldin.
Trixa ka shpërndarë dy foto të reja në të cilat ka marrë vëmendje me paraqitjen joshëse duke vënë në pah linjat trupore.
“Unë meritoj më shumë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtyre fotografive.
Kujtojmë se Beatrix krijoi lidhje me aktorin në Donald Veshaj në “Big Brother”.
Beatrix duket se po vjen me një tjetër projekt të ri muzikor, për të cilin ka bërë disa paralajmërime.
Ndërsa kënga e saj e fundit “Faj” ishte dedikim për Donaldin.