Këngëtarja e njohur shqiptare, Merita Halili është rikthyer në Shqipëri pas një kohe të gjatë.
Ajo ka një karrierë të gjatë dhe mjaft të suksesshme në muzikën popullore.
Së fundi ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Explus”, ku ka folur edhe për problemet shëndetësore që ka tash e sa vite.
Halili e zbuloi se vuan nga ‘lupusi’, e cila tha se nuk e ka shumë të theksuar, por që e mban nën kontroll duke i dhënë kujdes të shtuar.
“Është një sëmundje autoimune që quhet ‘Lupus’, nuk ka qenë e përhapur në Shqipëri 2-3 veta mund ta kenë pasur, ka të bëjë me imunitetin. E kam minore, e kam në lëkurë por e mbaj në kontroll dhe duhet të kujdesem, të mos rri shumë në diell”, ka thënë ajo.
‘Lupus’ është një sëmundje sistemike autoimune që shfaqet kur sistemi imunitar i dikujt sulmon indet dhe organet e tij, duke shkaktuar inflamacion dhe ndikon në sisteme të ndryshme të trupit.
Theksojme se Merita e cila prej vitesh jeton në Amerikë mbetet aktive dhe e angazhuar me aktivitete muzikore.