Policia e Kosovës ka njoftuar se është përfshirë nga zjarri çatia e shtëpisë së një personi në fshatin Dragobil të Malishevës.
Policia thotë se pronari i shtëpisë jeton jashtë vendit.
Përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga zjarri, Policia thotë se nuk ka persona të lënduar
“INCIDENT ZJARRI- Fsh. Dragobil, Malishevë 26.02.2023 – 18:54. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është përfshirë nga zjarri çatia e shtëpisë së viktimës mashkull kosovar i cili jeton jashtë shtetit. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.”