Një mërgimtar ka shprehur dëshirën të ia paguajë ushqimin kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit.
Ai ka shkruar në Facebook se mund të ia paguajë Hotit ushqimin për 10 vjet, madje po i thotë ta zgjedh vetë restorantin ku do të hajë.L.G. ka shkruar në Facebook se këtë po e bën pasi po frikësohet se mos Hoti po humb në peshë duke ngrënë vetëm sanduiç.
“Zgjidhe një restorant ku të duash në Kosovë, do e paguaj 10 vite ushqimin tuaj! Të kemi gjysëmkryministër për merak! Duke u nisur nga kë pikëvështrimi i sfidës suaj sendviççius, më ke sjell frikë të madhe në humbjen e peshës suaj. Të lutem e pranone ofertën time! Të fala Driton Selmanajt”, ka shkruar L.G.
Ndërkohë, çështja e ushqimit të kryeministrit Hoti u kthye në temë diskutimi pasi zv.kryeministri Driton Selmanaj deklaroi se Hoti merr bukën nga shtëpia në zërë.
“Na e kemi një kryeministër i cili bukën e merr me vete nga shtëpia. Kryesisht merr sanduiça me bukë të zezë dhe e han në zëre. Bile nganjëherë më thotë zëvendës a po do ti?”, ka thënë Selmanaj.
https://www.facebook.com/lulzim.gacaferi/posts/10207489566475401