Bashkatdhetarët Rrahim Hasani dhe Rukije Hasani, kanë dhuruar donacion për shoqatën Handikos në Vushtrri 23 karroca për personat me nevoja të veçanta.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të komunës.
“Donatorët urojnë dhe besojnë se kjo ndihmë sadopak do t’ua lehtësojë jetën personave me nevoja të veçanta. Në emër të donatorëve falënderojmë edhe Komunën e Vushtrrisë (Kabineti Kryetarit Tahiri), që lehtësoi procedurat doganore dhe Arianit Jashari, i cili koordinoi punët në mes institucioneve, donatorëve dhe transportit “Ilirija”! Faleminderit të gjithëve për kontributin dhe në veçanti Donatorëve për këtë donacion shumë të nevojshëm dhe bujar! Secili nga ne kemi nevojë për njeri-tjetrin, andaj së bashku mund ta bëjmë jetesën më të lehtë dhe më të mirë”, thuhet në njoftim.
https://www.facebook.com/KomunaVushtrri/posts/2996532643908459