Pas tri ndeshjeve me Përfaqësuesen e Kosovës, Mërgim Vojvoda është rikthyer në vendlindjen e tij.
Mbrojtësi drenicas ka vendosur t’i vizitojë prindërit e tij në vendlindje, raporton FrontOnline.
Ylli i Torinos është pritur me fli nga nëna e tij, derisa disa fotografi ai ia ka publikuar në “Instagram”.
Ndryshe, Vojvoda ishte titullar në tri ndeshjet e marsit për Kosovën – ndaj Lituanisë, Suedisë dhe Spanjës.
Tani, Vojvoda do të niset në Itali për t’u përgatitur për ndeshjen e fundjavës me Torinon. /FrontOnline/