Futbollisti i Prishtinës, Mërgim Pefqeli ka njoftuar se i ka ndarë rrugët me klubin prishtinas.
Pefqeli që ndihmoi Prishtinën të shpallet kampione e Kosovës, nuk është më pjesë e kryeqytetasve, raporton FrontOnline.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Pefqeli në rrjetet sociale.
Njoftimi i plotë i Pefqelit
“Përmes këtij postimi, dua të ju njoftoj që nuk jam më pjesë e klubit futbollistik “PRISHTINA” duke mos arritur akord për të vazhduar marrveshjen e bashkëpunimit. Dua që ti falenderoj të gjithë kontributdhënësit e klubit, stafin tekink dhe bashkëlojtarët e mi, me të cilët ia arritëm qëllimit ta sjellim titullin e kampionit pas shumë viteve. Poashtu dua ti falenderoj tifo-grupin “PLISAT” për mbështetjen e padiskutueshme. Së fundi, i dëshiroj klubit suksese në garat europiane dhe të na përfaqësojnë denjësisht“./FrontOnline/