Mërgim Berisha e ka dhuruar asistimin e nëntë sezonal në Bundesligën austriake dhe të 13-tin në të gjitha garat këtë edicion.
Futbollisti nga Kosova ka kontribuuar me asistim në fitoren 3:1 të Salzburgut ndaj Sturm Grazit në kuadër të javës së 29-të, shkruan FrontOnline.
Në minutën e 20-të, Berisha dhuroi asistim për Brendan Aaronsonin.
Ndryshe, Berisha ka shënuar edhe 19 gola këtë edicion.
Me këtë fitore, Salzburgu ndodhet në vendin e parë në tabelë me 42 pikë të tubuara./FrontOnline/