RB Salzburgu e shënoi një fitore bindëse në finalen e Kupës së Austrisë.
Skuadra austriake e mposhti LASK Linzin me rezultat bindës, 3:0, shkruan FrontOnline.
Në këtë ndeshje, shënoi edhe i zakonshmi Mërgim Berisha.
Futbollisti nga Kosova realizoi në minutën e 45-të, kurse dy golat tjerë i shënuan Aaronson (’66) dhe Mwepu (’88)./FrontOnline/