Mercedes ka prodhuar vetëm një kopje të modelit X350d për terene të vështira. Përveç gjashtë rrotave, ky model ka 10 cm më shumë pezullim, zgjatime parafabrikash, rrota të reja dhe goma për jashtë rrugës, grilë e përparme Panamericana, rtj.
Motori është 3.0-litërsh V6 turbo-dizel me 255 kuaj fuqi dhe 550 Nm, me një marsh automatik me 7 shpejtësi.
Automjeti u prodhua në vitin 2020, përshkoi 10,538 km, dhe u shit kohët e fundit përmes Classic Youngtimers në Hollandë me një çmim mbi 300 mijë euro./FrontOnline/