Gama e Mercedes S-Class të ri tani përfshin versionin e tij të blinduar. Është një Mercedes S 680 Guard 4Matic, i destinuar për biznesmenë, krerë shtetesh dhe njerëz të famshëm, bazuar në klasën S me një distancë më të gjatë, transmeton FrontOnline.
Makina ka një nivel mbrojtjeje VR10, me xham polikarbonat 1 cm të trashë, një pjesë të mbrojtur për pasagjerët, goma që nuk shfryhen, një sistem shuarje zjarri, një sistem për mbrojtjen e udhëtarëve nga tymi ose gazi…
Pjesa e brendshme është e njëjtë me klasën standarde S (lëkurë Premium, dru …), është në dispozicion në një konfigurim me katër ose pesë vende, dhe ka edhe një frigorifer.
Nën kapak është një motor V10 twin-turbo 6.0 litra me 450 kW / 612 kuaj fuqi dhe 830 Nm, me një marsh automatik me 9 shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.
Mercedes ka vendosur një çmim prej saktësisht 500,000 euro për S 680 Guard 4Matic./FrontOnline/