Mercedes-AMG së vundmi ka zbuluar veturën e tij të parë në serinë ultra të kufizuar dhe me kosto të lartë “Mythos”, të quajtur PureSpeed.
Bëhet e ditur se PureSpeed është frymëzuar nga veturat ikonike të garave vintage të kompanisë dhe nga Formula 1.
Megjithëse marka nuk e thotë këtë, modeli i ri bazohet shumë në kabrioletin SL të saj, duke përdorur edhe dritat e pasme të SL.
Pjesë të tjera janë vendosur bazuar në hiperveturën Mercedes-AMG One, përcjell Telegrafi.
“Koncepti Mercedes-AMG PureSpeed ofron një paraqitje të shkurtër të asaj që është ndoshta mënyra më e drejtpërdrejtë për të përjetuar performancën dhe kënaqësinë e drejtimit”, tha shefi i AMG, Michael Schiebe.
“Si koncept i automjetit tonë të parë Mythos, ai mishëron nivelin më të lartë të ekskluzivitetit. Elementet e dizajnit gjithashtu krijojnë një ndjenjë të Formula 1”, shtoi Schiebe.
Mercedes nuk detajoi fuqinë e PureSpeed në njoftimin e tij, megjithëse ka të ngjarë të përmbajë motor V8 4.0 litërsh me dy turbo.
Ndryshe, marka po e kufizon prodhimin e modelit të ri në vetëm 250 njësi. Por, çmimi i tij ende nuk është zbuluar.