Një tjetër model plotësisht elektrik Mercedes do të jetë EQE SUV (si rival i BMW iX dhe Model X i Tesla-s), dhe pritet në fund të vitit të ardhshëm (shitjet fillojnë ndoshta në 2023).
Siç tregon ky render jozyrtar nga revista britanike Auto Express, SUV EQE do të marrë një pamje të modeluar sipas modeleve të tjera elektrike nga sfera e Mercedesit.
Për pjesën e brendshme, ofrohet një sistem infotainment MBUX Hypercreen, me një panel instrumentesh dixhitale 12,3 inç, si dhe ekrane 12,3 dhe 17,7 inç.
Baza do të jetë një platformë modulare EVA2, dhe një nga versionet në gamë do të jetë EQE 350 (me bateri 90 kWh, motor elektrik me 288 kuaj fuqi dhe 530 Nm, me autonomi deri në 660 km)./FrontOnline/