Kompanitë gjigante Mercedes-Benz dhe Microsoft kanë njoftuar për një partneritet dhe ka të bëjë me platformën e të dhënave Microsoft Cloud, e krijuar për të përmirësuar efikasitetin e prodhimit në mbi 30 fabrika të automobilave në mbarë botën, njoftoi Reuters.
Platforma e të dhënave, e quajtur MO360, tashmë është e disponueshme në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, gjithashtu, e sipas njoftimit, platforma do të lansohet edhe në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë.
Qëllimi është mbledhja e të dhënave nga i gjithë procesi i prodhimit, nga komponentët, logjistika deri te linja e prodhimit. Kështu, do të krijohet një kopje virtuale që do të mundësojë identifikimin e shpejtë të problemeve të mundshme në zinxhirin e furnizimit.
Bashkëpunimi duhet të çojë në një rritje të efikasitetit të prodhimit të automjeteve me 20 për qind deri në vitin 2025 krahasuar me nivelet e vitit 2022, thuhet në deklaratën e përbashkët./FrontOnline/