Shumë e konsiderojnë Juan Manuel Fangi shoferin më të mirë të të gjitha kohërave dhe kontributi i tij në sportin motorik është regjistruar përgjithmonë në histori. Megjithatë, tani ata me një “xhep të thellë” kanë një shans për të blerë një nga makinat e tij të shkëlqyera.
Është një model Mercedes Benz 300SL Roadster i vitit 1958 i drejtuar personalisht nga i famshmi El Maestro, i cili do të shitet në një ankand në RM Sotheby’s midis 28 shkurtit dhe 4 marsit.
Fangio e mori makinën si dhuratë nga një kompani gjermane pasi shpalli pensionimin e tij në 1958. Është ngjyrosur në një ngjyrë blu të çelur metalike që të kujton ngjyrën e flamurit argjentinas.
Fangio përshkoi më shumë se 70,000 kilometra, duke ngarë makinën e tij 300SL në Evropë dhe Amerikën e Jugut. Kur Muzeu Fangio u hap në 1986, makina gjeti vendin e saj në të dhe mbeti e paprekur dhe e pandryshuar.
Prandaj, makina ka ende karrige origjinale, timon, levë marshi dhe më shumë, dhe koleksionistët dinë të vlerësojnë origjinalitetin. Vlerësohet se 300SL mund të shitet për një shumë shtatëshifrore dhe ndoshta tetëshifrore në dollarë./FrontOnline/