Grupi i cili është formuar që disa vite në rrjetin social “Facebook, “Meraklitë e Kerreve”, ka dhuruar një donacion për shoqatën e bamirësisë “Jetimët e Ballkanit”, raporton portali FrontOnline.
Ky grup ka arritur t’i grumbullojnë një shumë të mjeteve me të cilat kanë blerë 24 qingja dhe një viç, për shujtat ditorë të skamnorëve të cilat servohën nga shoqata e bamirësisë “Jetimët e Ballkanit”.
Në njoftimin e grupit, thuhet se edhe në të ardhmen do të kenë aktivitete të tilla bamirësie.
Njoftimi i plotë:
” MERAKLITË E KERREVE”, DONACION INTERESANT PËR SHB ” JETIMAT E BALLKANIT” E CILA PËRKUJDESET PËR SKAMNORËT
Grupi i mirënjohur ” Meraklitë e kerreve”, brenda një ditë kanë arritur të sigurojnë 24 qengja dhe një viç, të cilët të hënën pak para muzgut ia kanë dorëzuar drejtuesve të Shoqatës Bamirëse ” Jetimat e Ballkanit”, e cila përkujdeset me shujta ushqimore për skamnorët. Valon Mehmeti dhe Advan Plakolli nga stafi drejtues i grupit ” Meraklitë e kerreve”, treguan se si lindi iniciativa spontane për sigurimin e një donacioni të tillë. Këtë gjest të ” Meraklive të kerreve”, e vlerësoi jashtëzakonisht drejtori i SHB ” Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, i cili tha se nuk është hera e parë që këta të rinj ndërmarrin iniciativa për të ndihmuar skamnorët përmes Shoqatës që e drejton ai. Stafi drejtues i ” Meraklive të kerreve”, falënderuan të gjithë anëtarët për mbështetje të kësaj iniciative, duke thënë se aktivitete të këtilla nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen. Për këtë veprim human të këtij grupi, drejtori i SHB ” Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ata i nderoi me një mirënjohje.