×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Mënyrat për llogaritjen e moshës së organizmit

    FrontOnline
    06 Shtator 2021

    Dita e lindjes konsiderohet si një tregues i saktë i moshës së njeriut.

    Ndonjëherë, në varësi të gjendjes fizike dhe stilit të jetës ndodh që trupi të ketë një paraqitje dhe funksionalitet krejt të ndryshëm.

    Madje njeriu mund të ngjajë më i ri ose më i moshuar se çfarë tregohet në çertifikatën e lindjes.

    Thënë ndryshe mosha kronologjike mund të jetë krejt e ndryshme nga ajo biologjike.

    Mënyrat për përllogaritjen e moshës biologjike janë sipërfaqësore, megjithatë treguesit duhen marrë në konsideratë.

    Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të kuptoni gjendjen tuaj fizike dhe stilin e jetesës që të vëreni nëse trupi juaj ka një moshë të re apo të moshuar.

    Gjendja Fizike

    Rrahjet e Zemrës

    Zemra është një prej organeve më të rëndësishme të trupit.

    Një zemër e shëndetshme është kryesore për mirëqenien.

    Rrahjet e zemrës janë zakonisht 60 deri në 100 në minutë.

    Kur trupi është duke u qetësuar, rrahjet nuk duhet të jenë më të shpejta apo më të ngadalëta se shifrat e lartpërmendura.

    Vendosni dy gishta në pjesën e brendshme të kyçit të majtë duke prekur njërën prej dy arterieve kryesore në këtë zonë.

    Zakonisht nëse rrahjet e zemrës kur trupi pushon janë të ulëta, zemra është e fortë.

    Rrahjet e larta tregojnë se zemrës i duhet të punojë fort, se ajo është e dobët dhe më pak efikase.

    Fleksibiliteti

    Me kalimin e moshës, njerëzit janë më pak fleksibël.

    Kjo ndodh si pasojë e humbjes së fibrës së muskujve, strukturës kimike të indeve dhe rritjes së depozitave të kalçiumit.

    Uluni në dysheme dhe mbani shpinën drejt dhe këmbët drejt bashkuar.

    Mundohuni të prekni me duar gishtat e këmbëve pa i përthyer ato.

    Sa më fleksibël të jeni aq më në gjendje të mirë fizike është trupi.

    Forca

    Pas të tridhjetave, njerëzit që nuk kryejnë aktivitet fizik humbasin nga 3 deri në 5 përqind të masës muskulare për çdo dhjetë vjet.

    Forca mund të matet duke kryer disa ushtrime fizike siç janë ushtrimet që njihen si pompat.

    Nëse arrini të mbani trupin drejt dhe të ulni kraharorin sa më pranë dyshemesë për mbi 10 herë, atëherë me siguri masa juaj muskulare dhe forca fizike janë të mira.

    Trup Në Formë

    Me kalimin e moshës, njerëzit kanë tendencën të shtojnë në peshë.

    Forma trupore dhe  përmasat e belit apo të legenit janë një mënyrë e mirë për të pasur një ide për shpërndarjen e dhjamit në trup.

    Një gjë e tillë tregon rreziqet që i kanosen organizmit siç janë tensioni i lartë i gjakut, diabeti apo ishemia.

    Pjestoni perimetrin e belit me atë të legenit.

    Treguesi i duhur për meshkujt duhet të jetë 1.0 dhe për femrat 0.85.

    Nëse rezultati është një shifër më e lartë se kaq, atëherë trupi ka më shumë dhjamë seç duhet.

    Stili i Jetesës

    Gjumi

    Një i rritur ka nevojë për 7 deri në 8 orë gjumë çdo natë.

    Nëse flini më pak, do të jeni mendërisht të lodhur dhe fizikisht më të plakur.

    Mungesa e gjumit rrit rrezikun e tensionit të gjakut, sëmundjeve të veshkave, ishemisë dhe mbiepeshës.

    Veset

    Alkoli dhe duhanpirja janë dy vese që rrisin rrezikun e plakjes së trupit dhe shfaqjes së kancerit, ishemisë, sëmundjeve të mëlçisë, pankreasit apo tensionit të lartë të gjakut.

    Sa i përket alkolit, femrat duhet të pijnë vetëm një pije alkolike në ditë, ndërsa meshkujt mund të mjaftohen me dy.

    Në lidhje me duhanin, mjekët janë të palëkundur në idenë se duhani nuk duhet pirë në asnjë mënyrë.

    Ushqyerja

    Ushqyerja e shëndetshme ul rrezikun e sëmundjeve si kanceri, sëmundjet e zemrës, ishemia, diabeti apo tensioni i lartë i gjakut.

    Një regjim i duhur ushqimor duhet të përmbajë 9 racione fruta dhe perimesh në ditë, mish pule, peshk, arra dhe drithëra të plotë./AgroWeb.org

    Nga Rubrika
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Të tjera
    Lajme27 Nëntor 2024
    Profesori në Universitetin John Hopkins në SHBA dhe eksperti për çështjet e Ballkanit, Edward Joseph, mendon se SHBA dhe BE duhet të...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë të ditur se sot kanë festuar 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,...
    Vip27 Nëntor 2024
    E tërhequr për më shumë se një vit nga paraqitjet publike, Fjolla Morina është rikthyer me rrëfimin e saj, për përjetimet e...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti shtroi drekë për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaron se Suhareka i tha“po” ndryshimit që po troket në dyert e Kosovës, pas tubimit që mbajti...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull lokalisht nëpër lugina...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.