Soda e bikarbonatit
Amoniaku
Muret mund t’i trajtoni me amoniak të përzier me ujë apo me ndonjë mjet për pastrim me bazë amoniaku. Këto pjesë të hapësirave shpesh i lëmë pas dore, mirëpo më së shumti tym shtresohet pikërisht në to. Nëse kjo nuk ndihmon… nuk mund të bëni tjetër por t’i gëlqerosni muret.
Uthulla
Uthulla mund të ndihmojë edhe në neutralizimin e tymit të duhanit nga hapësirat. Mjafton që të qitni uthull në enë të cekëta dhe t’i shpërndani nëpër shtëpi.
Qymyri
Enët e vogla të mbushura me copëza qymyri shpërndani nëpër hapësira në të cilat ndihet era e keqe e duhanit. Pas disa ditëve, qymyri do të duhej të “thithë” aromën e pakëndshme nga hapësirat.
Mollët
Mollët mund të ndihmojnë nëse situata nuk është tepër “dramatike”. Nëse keni pasur mysafirë dhe ju kanë tymosur hapësirën. Pritni mollët përgjysmë dhe shpërndani nëpër dhomë. Do të duhej shpejt të neutralizojnë aromën e pakëndshme.
Pastruesit me avull
Nëse asgjë nga këto që i thamë deri tani nuk ndihmojnë, muret, dyshemetë dhe mobiliet pastroni me pastrues avulli. Pastrimi i thellë do ta thithë edhe erën e keqe të cigareve.
Dhe, mos harroni që rregullisht t’i lani filtrat e kondicionerëve të ajrit, pasi që edhe në ta mbeten aromat e pakëndshme.