Joe Biden, i nominuari i Partisë Demokratike për president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuar thotë se është vetëm një mënyrë e cila do ta çonte në humbjen e zgjedhjeve presidenciale.
Biden thotë se mënyrë e vetme që ai mund të humbë zgjedhjet presidenciale është ajo përmes mashtrimeve.
Ai derisa e ka thënë këtë, ka ftuar edhe qytetarët që të sigurohen që të votojnë.
“Sigurohuni që të votoni. Për shkak se mënyra e vetme për ta humbur këtë është mashtrimi që po zhvillohet në kurriz të shkuarjes në vend votime”-u tha votuesve ish-nën presidenti amerikan në një ndalesë fushate në Pensilvani.
Madje Biden tha se presidenti i SHBA-së, Donald Trump po përpiqej të dekurajonte votimin duke hedhur dyshime mbi sigurinë e votave me postë dhe duke u thënë mbështetësve të “shkonin në votime dhe të shikoni me shumë kujdes” në ditën e zgjedhjeve, shkruan ora news.
Para se të largohej nga Pensilvania, Biden sqaroi komentet për gazetarët. Ai tha se vërejtjet ishin “nxjerr paksa nga konteksti”, duke shtuar se “do të pranoj rezultatin e këtyre zgjedhjeve”.
Biden ka thënë vazhdimisht se Trump do të përpiqej të “vidhte” fitoren nëse nuk fitonte zgjedhjet.