×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mënyra e re e jetës që solli Covid-19

    FrontOnline
    20 Shkurt 2021

    Si u përjetua në Europë virusi që mori miliona jetë

    Askujt nuk ja priste mendja që viti 2020 do të sillte një mënyrë të re jetese. Pandemia e Covid-19 solli rregulla, duke filluar që tek larja e duarve , mbajtja e maskës, takimet e kufizuara me familjarët si dhe distancimin shoqëror.

    Shtetrrethimet ishin ato të cilat u pritën me shumë protesta në të gjithë botën, për të cilën njerëzit e quajtën shkelje të të drejtave.

    Izolimi në Spanjë ishte ndër më të ashprit në Europë, për të moshuarit dhe familjet me të ardhura më të ulëta. Spanjollët janë një shoqëri e mësuar me bashkëpunim dhe komunikim shoqëror. Kostoja ekonomike ishte shumë e lartë, po ashtu edhe ndikimi në shëndetin mendor të qytetarëve.

    Italianët ishin të parët që u prekën nga virusi, të parët që panë sistemin shëndetësor afër kolapsit dhe shumë humbje jete. Por respektimi i madh i masave në valën e parë të pandemisë filloi të ndryshonte me valën e dytë ku u panë edhe protesta të shumta kundër kufizimeve të reja.

    Tensione pati edhe në Gjermani por shumica e gjermanëve ishin pro masave kufizuese. Qeveria e këtij shteti ndoqi një strategji shumë të mirë të testimit të popullatës.

    Suedia është ndër të paktat vende që shmangu vendosjen e shtetrrethimit dhe e ndërtoi strategjinë e saj kryesisht rreth udhëzimeve për respektimin e distancimit shoqëror. Publiku u pajtua në fillim por ndërsa rastet u rritën gjatë valës së dytë.

    Në fund të vitit 2020 një ligj i ri pandemik bëri që të izoloheshin një pjesë e madhe e popullsisë , duke mbyllur dyqanet dhe transportin publik madje edhe kufijtë.

    Bashkimi Europian nuk ishte i përgatitur mire. Kjo shkaktoi kaos në furnizimet mjekësore dhe kolaps në vendet e varfra . Aktualisht problemi aktual mbetet vaksinimi pasi po shikohet një shpërndarje e pabarabartë dhe jo e drejtë e vaksinave të miratuara. Kjo për shkak se një pjesë e madhe e vendeve të pasura kanë marrë më shumë doza duke lënë pas kombet e varfra që deri më tani nuk kanë vaksinuar as çerekun e popullsisë.

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Qeveria Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se Izraeli mund ta ketë shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar në Gaza, duke përdorur armët...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk dënoi të gjitha aktet që rrezikojnë hyrjen dhe shpërndarjen e...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Dhjetra mijëra fermerë të zemëruar polakë protestuan sot në qendër të Varshavës kundër politikave të klimës së Bashkimit Evropian dhe kundër qeverisë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të rishqyrtojë anëtarësimin e Palestinës...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Kabineti i sigurisë i Izraelit miratoi një “zgjerim të zonës së operacionit” në Rafah të enjten vonë, tha një zyrtar izraelit. Kjo...
    Kronika10 Maj 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës, ka rekomanduar suspendimin e një togeri policor. Kjo pasi ai po dyshohet se ka fotografuar ose incizuar pa...
    Lajme10 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e...
    Sport10 Maj 2024
    Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll ka fituar pikët e radhës në Kampionatin Mesdhetar në Ankara të Turqisë. Pas një ndeshje të...
    Lajme10 Maj 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania e do Kosovën në Këshillin e Evropës, por duhet një shumicë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.