Kryetari i Partisw Demokratike Shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Menduh Thaci ka uruar Albin Kurtin pas pranimit të detyrës si Kryeministër i ri i Kosovës, shkruan Front Online.
“I nderuari kryeministër Albin Kurti,zgjedhja juaj si kryeministër dëshmoi edhe njëherë se Republika e Kosovës ka vlera të larta civilizuese dhe kapacitete demokratike, andaj në emrin tim dhe të Partisë Demokratike Shqiptare ju urojmë suksese në detyrën e re.Shprehim bindje se me zgjedhjen tuaj në këtë detyrë padyshim do të kontribuoni në avancimin e standardeve demokratike të shtetit të Kosovës drejt rrugës së integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO. Njëkohësisht, popullit të Kosovës i uroj paqe, prosperitet dhe mirëqenie ekonomike” thuhet në telegram.
Të hënën u betuan deputetët, u votua kryeparlamentari dhe nënkryetarët e Kuvendit e krejt në fund u votua kryeministri bashkë me përbërjen qeveritare.