Kylie Jenner edhe njëherë ka gëzuar 243 milion ndjekësit e saj. Motra më e re e klanit Kardashian – Jenner postoi një foto në një fustan të ngushtë të zi nën të cilin kishte sytjena jeshile në të njëjtën nuancë si këpucët që ajo kishte veshur, transmeton FrontOnline.
Fansat e saj besnikë janë të entuziazmuar me këtë foto dhe shumë kanë theksuar se beli i saj duket më i ngushtë se kurrë. Kylie ka stërvitur dy herë në ditë që nga fillimi i vitit, dhe sigurisht që ka një ekip kuzhinierësh dhe dietologësh përreth saj që përgatisin vakte për të në përputhje me qëllimet e saj të fitnesit.
Miliarderja e re shpesh mburret me pllakat e saj në bark, e vetmja pjesë e trupit të saj që nuk e ‘zbukuroi me kirurgji’ dhe kjo është pikërisht dëshmia që hedh poshtë zërat për shtatzëninë e saj. Në të vërtetë, pas pajtimit të saj me ish të dashurin, Travis Scott, babai i vajzës së tyre të përbashkët Stormi, filluan të qarkullojnë zëra se Kylie ishte shtatzënë sepse ajo vetë shpesh tregon se dëshiron një fëmijë tjetër. Sidoqoftë, duke gjykuar nga fotot e saj, shtatzënia mund të presë pak./FrontOnline/