Menaxheri i Qendrës së Votimit në Metehi të Podujevës e ka ndaluar vëzhguesin e LVV-së, duke mos e lejuar të futet në vendvotim.
Këtë e ka bërë të ditur Qendra e kësaj partie në Podujevë.
Sipas njoftimit thuhet se vëzhguesi i tyre është ndaluar pa ndonjë arsye.
Njoftimi i plotë i tyre:
Menaxheri i Qendrës së Votimit në Metehi (1830e), e ndalon vëzhguesin e LV-së pa arsye dhe nuk e lejon të hyjë ta kryej detyrën që i është dhënë si vëzhgues.
Lëvizja VETËVENDOSJE! fton organet kompetente të merren me rastin sa më parë.